Lajme Shqip Tuesday, 03 April 2012 13:05

Me sa duket ikona e show-it amerikan, Kim Kardashian ka një koncept të brishtë për miqësinë dhe për këtë mund të pyetet fare mirë mikja e saj Eva Longoria, që pak kohë më parë mbushi 37-vjeç.

Siç raporton revista In Tocuh dy mikeshat mund të pushojnë se qëni të tilla për shkak të flirteve që Kim ka patur me ish të dashurin e Evas, Eduardo Cruz.

Edhe pse çifti zyrtarisht e deklaroi ndarjen e tyre, Longoria do që gjerat të rikthehen, por mesa duket Kim e ka shpërqëndruar djalin…

Sipas tabloidit Kim i ka dërguar mesazhe përçarëse Eduardos kundër Longorias, madje dyshohet se kanë planifikuar edhe pushime së bashku. Sipas këtij burimi, ky lajm është një traumë për Eva Longorian që vazhdon të jetë e dashuruar me ish të dashurin e saj dhe se e ka të vështirë që të shohë burrin që dashuron në një lidhje me mikeshën e saj.

Por Kim nga ana tjetër ka mohuar gjithçka në faqen e saj në Twitter duke thënë se këto lajmë dëmtojnë reputacionin e saj dhe marrëdhënien me Evan.

“Sigurisht që i injoroj të gjitha thashethemet, pasi Edun unë e kam vetëm mik”, ka thënë Kim.