Lajme Shqip Tuesday, 12 July 2011 14:53

Gjatё gjithё javёs aktorja e famshme hollivudiane ka bёrё disa telefonata emergjence ku kёrkonte policinё pasi dikush i panjohur kishte hyrё nё pronёn e saj, mё saktё nё oborrin e shtёpisё sё saj.

Ngjarja ka ndodhur tre ditё rresht, tё shtunё, tё dielё dhe tё hёnё. Nё fillim ёshtё dyshuar pёr ndonjё fotograf paparac, qё mund tё ketё dashur tё prishё privatsinё e saj.

Por ky dyshim ra poshtё qё mbas tentativёs sё dytё. Policia filloi tё dyshonte pёr ndonjё manjak qё mund tё jetё i fiksuar mbas aktores, qoftё pёr t’i marrё edhe njё autograf tё vetёm, ose akoma mё keq… Po tё kishte qёnё paparac, do tё ishte ruajtur mё shumё kur lajmi u bё publik dhe kur Halle njoftonte menjёherё policinё.

Sipas burimeve tё tabloidit TMZ, policёt kanё qёnё duke e vёzhguar shtёpinё e aktores me kamera, teksa kanё parё njё burrё tё kapёrcente gardhin e shtёpisё sё saj nё orёn 11 tё natёs, ditёn e hёnё. Tentativa e tij e tretё dёshtoi.

Menjёherё janё njoftuar policёt tё cilёt kanё mbёrritur nё vendngjarje duke e kapur nё befasi agresuesin. Ai u dёrgua nё rajonin e policisё, ndaj tё cilёt do tё nis edhe proçesi i gjykimit. (LajmeShqip.com)