Lajme Shqip Wednesday, 31 August 2011 21:29

Këngëtari Kanye West është aq i bindur se do të jetë ai kumbari i fëmijës së Beyonce dhe Jay-Z, saqë me siguri e ka blerë edhe setin kinez të çajit (siç e do zakoni).

Ai është shprehur se i duket sikur të jetë edhe fëmija i tij, kjo për faktin se ai është mjaft i lidhur me këngëtaren dhe burrin e saj Jay-Z.

Sipas një burimi të afërt me West, thuhet se ai është i entuziasmuar po aq sa edhe çifti.

Ai është absolutisht i sigurtë që do të jetë ai kumbari i fëmijës, prandaj dhe ndihet mjaft i nderuar dhe emocionuar. (LajmeShqip.com)