Lajme Shqip Friday, 06 April 2012 11:45

New York – Reperi 34-vjeçar Kanye West është parë duke dalë nga kinemaja përdore me yllin e reality-show-it, Kim Kardashian.

Ai dhe 31 vjeçarja janë prej vitesh shokë, por ai ka filluar të dashurohet me të pak para se Kim të dashurohej me Kris Humphries, djalin që së shpejti do të bëhej bashkëshorti i saj dhe që do të përfundonin në divorc vetëm 72 ditë mbas martesës. Madje, tashmë zbulohet edhe mesazhi i tij lançuar Kimit në këngën “Theraflu”…

“Vogëlushe e pranoj se u dashurova me ty në kohën kur ti u dashurove me atë tjetrin. Megjithatë vogëlushe, bëj si të duash”, thuhet në vargjet e këngës së tij.

Ish e dashura e Kanye, modelja Amber Rose, ka fajësuar Kimin si shkaktare e ndarjes së tyre.

Kanye, i cili ka filluar të stilojë veshje për linjën e tij, muajin e kaluar e ftoi Kimin si të ftuarën e nderit në paradën e veshjeve të tij që u mbajt në Paris Fashion Week. (LajmeShqip.com)