Lajme Shqip Saturday, 13 August 2011 17:04

Të dy reperët janë filmuar bashkë dhe në shoqërinë e disa bukurosheve në makinë, teksa ecnin me një shpejtësi llahtarisëse.

Dhe këtë gjë këta VIP-a, kësaj here, nuk e kanë bërë për hobi, por për punë.

Të dy reperët, të cilët e kanë nxjerrë në treg albumin e tyre të përbashkët “Watch The Throne”, kanë njoftuar se do të nxjerrin në ankand makinën e tyre unike, për të fituar disa para më shumë, të cilat do të shkojnë në ndihmë të njerëzve që po vuajnë thatësirën katastrofike të Afrikës Lindore.

Drejtor xhirues për këtë klip ata e kanë zgjedhur Spike Jonze.

Dhe, sipas parashikimeve, pritet që të ketë mjaft futbollistë milionerë për të garuar për blerjen e kësaj makine. (LajmeShqip.com)