Lajme Shqip Wednesday, 12 August 2015 21:32

Kanye West thuhet se ka bërë thirrje për një zonë ndalim-fluturimi mbi shtëpinë e tij në Kaliforni, për të mbrojtur dhe mos shqetësuar familjen e tij.

Reperi do që jeta e tij private të jetë komplet private dhe e siguruar për gruan shtatzënë Kim Kardashian dhe vajzën e tyre dy vjeçare North West, transmeton Klan Kosova.

Ata jetojnë në një zonë të fshehur dhe është duke u përpjekur për të marrë sa më shumë nënshkrime në një peticion për të ndihmuar problemin e tij.

Një burim i afërt me reperin tha për revistën Weekly: ” Kanye ka trokitur në dyert e Drake, David Boreanaz dhe Leann Rimes për të kërkuar mbështetje për këtë problem”.

Kjo nuk është hera e parë që reperi 38 vjeçar ka shkuar në masa ekstreme pëe të mbrojtur familjen e tij.