Lajme Shqip Tuesday, 28 February 2012 15:00

Uji që rrjedh nga rubineti i Greenwood në provincën kanadeze në British Columbia është uji me shijen më të mirë në botë.

Këtë e ka vendosur juria në edicionin e 22 të konkursit Berkeley Springs International Water Tasting.

Ndërsa uji i St.Henry në Ohio është zgjedhur si më i miri në Shtete e Bashkuara.

Çmimi shkoi në Canada, ndërsa në Bosnje shkoi çmimi për katëgorinë më të mirë të ujit me gaz.

Çmimi për pakëtimin më të mirë shkoi për My Cause Water në Maryland. Ndërkaq, anëtarët e jurisë kanë vlerësuar pamjen, aromën dhe shijen e ujit.