Lajme Shqip Tuesday, 21 February 2012 12:05

Për një kohë të gjatë mund të kujdeseni për ushqimin, por pavarësisht nga gjithë ky kujdes, treguesi i peshores nuk lëviz nga vëndi. Mbase mund të keni ndryshuar mënyrën e të ushqyerit, pasi gjithmonë ka disa kurthe të cilat mund të ndikojnë në peshën tuaj trupore.

Nuk ka asgjë më të shijshme se sa patatet e skuqura me majonez dhe me keçap, por nuk duhet harruar se këto ushqime janë “vrasës” të vërtetë të linjave trupore, pasi përmbajnë shumë kalori.

Keçapi dhe majoneza
Patatet dhe picat nuk mund të jenë të shijshme pa keçap apo majonezë. Ndoshta nga tryeza i keni larguar këto ushqime, por ende me gjithë ëndje i shtoni drekës suaj pak keçap apo majonezë. Ndoshta keçapi nuk përmban yndyrë, por megjithatë në 100 gr, ka 11 kube sheqeri.

Kos me fruta
A ekziston zemër më e mirë se kosi me fruta? Sigurisht, por nuk duhet harruar se ata janë të pasur me sheqer; në 100 gram gjinden 6 kube sheqeri.

Ananasi
Adhuroni ananasin por keni mërzi ta qëroni, prandaj zakonisht bleni atë në kanaçe. Gabim trashanik, ai përmban 4 kuba sheqer!

Salsiçet
Çfarë sanduiçi do të ishte ai pa salsiçe? Por mos harroni, se 100 gram salsiçe përmban rreth 300 kalori dhe 1 gram sheqer. Në vend të saj, më mirë konsumoni mish pule.

Pijet e gazuara dhe lëngjet e ëmbla
Sa mund të jenë të dëmshme për linjat tona pijet? Njerëzit zakonisht mendojnë se pijet nuk kanë shumë kalori, por pijet e gazuara përmbajnë rreth 17 kube sheqer në një litër. E njëjta gjë vlen edhe për lëngjet e ëmbla. Në vend të tyre do të ishte mirë që të konsumonit ujë ose çaj me shumë pak sheqer.

Late makiato (kapuçino)
Mmmmm! Kafja jonë më e preferuar, apo jo? Por jo edhe për linjat e trupit! Kafja e bërë me qumësht mund të përmbaj rreth 5,6 deri 9,2 gram yndyrë, sidomos kafet e përgatitura me kremra të ndryshme.

Çokokremët e ndryshëm
Në mëngjes, me dëshirë e lyeni bukën me çokokrem. Mendoni se një risk buke me çokokrem nuk mund t’ju bëjë dëm? Por, në fakt 10 gram i këtij kremi përmban 3 gram yndyrë dhe 20 kube sheqeri. Pra, është më mirë të zgjidhni marmelatën në vend të çokokremit. (LajmeShqip.com)