Lajme Shqip Tuesday, 22 September 2015 09:13

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha ka folur për rastin e arrestimit të pronarit të kafenesë “Kobra City”.

Hoxha ka treguar se vallëtarja, Donjeta Kosumi, e njohur si “Kallashi” edhe si e mitur ka pas probleme me ligjin, transmeton Telegrafi.

“Dibran Hoxha i ka 84 raste në Prokurori, Donjeta Kosumi, e njohur si “Kallashi”, i ka 8 kallëzime në prokurori. Donjeta Kosumi edhe si e mitur ka pas një masë institucionale”, ka konfirmuar Hoxha.

Kujtojmë se “Kallashi” së fundi po poston fotografi në llogarinë e saj në Instagram nga qyteti turistik aziatik, Dubai, ku vallëtarja ka shkuar për pushime.