Lajme Shqip Wednesday, 11 May 2011 09:57

Rihanna është pa dyshim një nga artistet më të rëndësishme të skenës muzikore aktuale dhe gjithashtu një nga më të diskutueshmet duke qёnё se videoja e saj ёshtё çensuruar në mbi 11 vende.

Saktёsisht, bёhet  fjalё pёr videon e kёngёs “S&M” në albumin e saj të ri “Loud”. Në video shfaqen skena me tone tё larta provokimi ku Rihanna puthet me gra tё tjera, shfaqet e lidhur duke performuar skena seksuale provokuese, madje duke shfaqur edhe gazetarёt tё lidhur me kёmbё e duar dhe gojё tё mbyllur.

Ndërsa nё YouTube videoja ёshtё ndaluar nёn moshёn 18 vjeç, pёr Rihannёn çdo reagim tjetёr ёshtё i pakuptimshёm duke marrё parasysh videot e tjera tё saj si psh “Umbrella” ku ajo shfaqet pothuajse lakuriq ndёrsa tek “Te Amo” shfaqet duke bёrё dashuri me njё lesbike…

Duke qёnё se videoja ka skena tipike tё seksit sado dhe mazokizёm ёshtё gjykuar shumё e papёrshtatshme pёr tё rinjtё nёn moshёn 18 vjeçare pёr t’u parё. Pёr kёtё arsye ajo lejohet tё transmetohet nёpёr televizione vetёm mbas orёs 10 tё mbrёmjes.