Lajme Shqip Saturday, 29 October 2011 11:14

Jushtin Timberlake ka ndjenja dashamirësie ndaj motrës së Dukeshës Kate, Pippas.
Për median britanike ‘Esquire’ ai ka dhënë një intervistë dhe ka thënë:
“Meshkujt amerikan janë admirues të mëdhenj të Pippas!”

Por sipas fjalëve të tij, Pippa nuk është e vetmja nga Middleton që ka tërhequr vëmendjen e tyre.
“Ne e pëlqejmë shumë familjen Middleton,” ka thënë 30 vjeçari duke aluduar edhe për nusen e Princit William. “Mbase mund t’ju tingëllojë e çuditshme kjo që po ju them, prandaj po e mbyll me kaq e nuk po flas më,” ka thënë ai duke qeshur.

Pippa dhe Justin, të dy janë përfshirë në thashethemet e showbizit në lidhje me jetën e tyre personale sentimentale.

Timberlake dhe e dashura e tij prej një kohe të gjatë, Jessica Biel, i dha fund romancës së tyre katër vjeçar në muajin mars. Arsyeja e kësaj ndarjeje nuk bëhet e ditur konkretisht, por mendohet se shkaktar mund të jetë pabesia e tij. Megjithatë disa zëra të kohëve të fundit kanë thënë se ata janë parë sërish së bashku në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Ndërkohë, edhe Pippa Middleton është rilidhur me të dashurin e saj pasanik Alex Loudon pas një ndarjeje të shkurtër ndërmjet tyre. (LajmeShqip.com)