Lajme Shqip Thursday, 24 March 2011 11:04

New York, 21 Mars – Seks po, por pa qenë të lidhur. Kjo është ajo çfarё kanë premtuar Jamie (Mila Kunis) dhe Dyalan (Justin Timberlake) në filmin “Friends With Benefits”, që do të shfaqet në sallat e kinemasë amerikane gjatë qershorit 2011.

Ashtu siç shihet në trailerat e tij, të dy aktorët shfaqen plotësisht të zhveshur në shumë skena, por raporti i tyre do të ndryshojë me shfaqjen e ndjenjave tё tyre.

Jamie është një gjuetare mendjesh dhe arrin të bindë mikun e saj Dylan për të pranuar një punë në Nju Jork, për të braktisur qytetin e tij, San Francisco.

Të dy jetojnë më në fund në të njëjtin qytet, por kanë një problem. Janë shumë të impenjuar me jetën profesionale dhe nuk arrijnë dot të gjejnë një partner.

Pёr mё shumё presim tё zbulojmё filmin nё Qershor.