Lajme Shqip Tuesday, 06 September 2011 09:24

Është e çuditshme të mos e shohësh këtë djalosh të bukur të buzëqesh në tapetin e kuq, duke hedhur buzëqeshje dhe shikime flirtuese me kush e di sa femra!

“Jam një njeri i lirë dhe më pëlqen të jetoj i tillë. Blej rroba pothuajse njëherë në vit dhe në përgjithësi më mjaftojnë për të gjithë vitin. Është bukur të kesh shtëpi në New York dhe Los Angeles… Kaloj kohë të këndshme në secilën prej tyre, por për asnjërën nuk kam nevojë. Jam rritur në një qytezë të vogël dhe miqtë e mi mund t’i numëroj në pëllëmbë të dorës. Mendoj se mbase një ditë do të vdes në një qytet të vogël. Pikërisht atëhere kur të mos jem në gjëndje t’i zvarris kockat e mia mbi skenë, do të jem duke u prehur në një qytet të vogël dhe të qetë.”

Deklarata e tij duket paksa e çuditshme, por me siguri  është pasojë e ndonjë zhgënjimi të momentit, sepse sigurisht kur t’i ngrohet sërish zemra nga dashuria, do të fillojë të mendoj ndryshe. (LajmeShqip.com)