Lajme Shqip Saturday, 09 April 2011 07:42

Nuk kanё tё sosur aventurat e tij megjithёse ka vetёm njё muaj i ndarё nga Jessica Biel.

Pasi u nda muajin e kaluar me Jessica Biel, Justin Timberlake është kthyer në një beqar shumë të përfolur. Pas thashethemeve për lidhjen me aktoren Mila Kunis qё para ndarjes me Jessica-n, tani flitet se këngëtari ka një romancë me aktoren e “House”, Olivia Wilde.

 

Timberlake dhe Wilde kanë qenë bashkë të shtunën e 2 Prillit në The Roxbury, deri në orën 03:00 të mëngjesit. Dëshmitarë sigurojnë se ata tregoheshin të ngrohtë dhe të dashur me njëri-tjetrin në seksionin VIP të klubit, mbase duke shpresuar që askush të mos e kuptonte.