Lajme Shqip Wednesday, 26 October 2011 16:03

Këngëtari Justin Timberlake dhe aktori Ryan Gosling, të dy 30 vjeçar, dikur kanë qenë shokë të një krimi.

Në një intervistë për Ellen DeGeneres, Justin Timberlake ka treguar për kohën kur ata ishin pjesë e klubit “The Mickey Mouse Club”, gjatë fëmijërisë së tyre.


“Kemi qenë djem shumë të prapë,” kujton Timberlake duke ju referuar edhe aktorit Gosling. “Po ta mendosh tani nuk të duket gjë aq e madhe, por neve atëherë na dukej sikur kishim kryer ndonjë krim të vërtetë! Njëherë, unë me Ryan patëm vjedhur një karrocë golfi dhe me të kemi udhëtuar nëpër studiot e MGM, gjë që në fakt është plotësisht e jashtëligjshme. Më kujtohet që atëherë me Ryan mburrnim veten, sikur çfarë të kishim bërë duke thënë ‘Po, plako! Ja dolëm! Sapo vodhëm një karrocë golfi!’.”

Duke i lënë shakatë mënjanë, ai kujton se mamaja e tij Lynn Harless, u bë kujdestarja ligjore e Ryanit për gjashtë muaj. Mamaja e Ryanit duhej të punonte në Kanada, ndërkohë që djali i tij duhej të ndiqte shfaqjen e Klubit të Mickey Mouse për vitin e dytë resht.


“Në krahasim me fëmijët e tjerë të klubit, ne me njëri-tjetrin ishim më të afërt pikërisht për shkak të bashkëjetesës sonë… O Zot! Tani po më kujtohet se sa shumë ziheshim me njëri-tjetrin kur vinte radha për të hyrë në tualet!!!” ka thënë Justin duke qeshur. “Megjithëse nuk kemi pasur mundësi ta mbajmë shoqërinë nga afër me njëri-tjetrin që mbas asaj kohe, mendoj se Ryan është bërë një aktor i pabesueshëm. Mendoj se ai është aktori më i mirë i brezit tonë.” (LajmeShqip.com)