Lajme Shqip Monday, 24 October 2011 15:38

Los Angeles – Të enjten e kaluar është bërë premiera e thrillerit “In Time” ku Justin Timberlake ka luajtur përkrah aktoreve Amanda Seyfried dhe Olivia Wilde. Por asgjë nuk duket t’i ketë interesuar atij më shumë se sa bukuroshja 26 vjeçare që i qëndronte ulur në krah, Jessica Biel.


Pasi ka marrë pjesë në ceremoninë e madhe, Timberlake nuk ka marrë pjesë në festën që organizohet zakonisht për pjesëmarrësit gjatë këtyre eventeve. Ai ka festuar, por ka festuar me Jessica-ën privatisht në një shtëpi në Beverly Hills.

Sipas burimeve të tabloidit amerikan “US” thuhet se çifti dukej mjaft i dashuruar edhe pas ndarjes publike që ata bënë zyrtarisht në muajin maj.

“Ata kanë komunikuar me njëri-tjetrin gjatë gjithë kohës, prandaj dhe po përpiqen t’i japin jë shans të dytë lidhjes së tyre,” ka thënë një burim për US. “Jessica dëshironte shumë të rikthehej me Justin 29 vjeçar, dhe Justin duket se ka kuptuar se jeta prej beqari nuk është më ajo që pëlqente të kishte dikur.” (LajmeShqip.com)