Lajme Shqip Saturday, 02 July 2011 08:12

Londër – Kompania News Corp. e Rupert Murdoch ka nxjerrë në shitje MySpace, i cili është blerë nga një grup për vlerën 35 milion dollarë nga 580 milionë të paguar në vitin 2005 nga manjati i njohur ausrtalian.

Në grupin e këtyre blerësve bën pjesë edhe Justin Timberlake, i cili mund të luajë një rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe strategjitë krijuese të rrjetit në të ardhmen.

Aktualisht, MySPace ka 74 milion vizitorë në ditë.