Lajme Shqip Tuesday, 02 July 2013 10:48

Justin Timberlake dhe Jessica Biel raportohet se janë duke planifikuar të krijojnë familje, por aktorja holivudiane po brengoset që shtatzënia do t’ia prishë linjat e saj trupore.

Krijuesi i hitit “Mirror” dhe bashkëshortja e tij të cilët në dhjetor të vitit të kaluar ndërruan unazat, janë duke shpresuar që gjatë këtij viti do të krijojnë familje, por Jessica po frikohet që muskujt e trupit të cilët i ka formuar duke ushtruar do të zhduken gjatë shtatzënisë.
“Tani ata që janë martuar, Justin i ka bërë me dije partneres së tij se dëshiron të bëhet baba. Ata po mendojnë për krijimin e familjes së tyre. Jessica është shumë e bindur që trupi i saj do të ndryshoj qind për qind gjatë shtatzënisë, dhe ky fakt nuk po e gëzon aspak”, ka deklaruar një burim.