Lajme Shqip Wednesday, 07 September 2011 16:17

Justin Timberlake dhe Jessica Biel gjatë fundjavës kanë qënë së bashku në dasmën e shoqes së saj të ngushtë.

Në shoqërinë e njëri-tjetrit ata janë parë të lumtur.

Thashethemet se çifti po përpiqej për të rekuperuar lidhjen e tyre, duket se tashmë po merr formë.

Justin dhe Jessica kanë qënë bashkë prej 4 vitesh dhe shpallën ndarjen e tyre në mars.

Timberlake disa herë është shprehur se Biel ka qënë njeriu më i rëndësishëm i jetës së tij, prandaj në shenjë respekti ndaj saj nuk ka pranuar të komentojë asnjëherë me mediat gjatë intervistave. (LajmeShqip.com)