Lajme Shqip Monday, 23 May 2011 13:44

Djali 17 vjeçar Bieber kur ka marrё çmimin emocionin e parё e ka ndarё me kёngёtaren, tё dashurёn e tij Selena Gomez.

Pikёrisht ky kёngёtar kaq i ri, nё mbrёmjen e djeshme tek Billboard Awards 2011 ka fituar shtatё çmime. Pёrpara se tё fillonte spektakli ai i kishte tё fituar kёto çmime: Top Social Artist, Top Streaming Artist, Top Pop Album dhe Top Streaming Song Video. Gjatё ceremonisё ai u vlerёsua edhe me Digital Artist of the Year, Fan Favorite Award dhe Top New Artist.

Mbas fitoreve tё tij ai mbajti njё fjalim dhe intervistё pёr shtypin. I pyetur nёse moment i puthjes me Selenёn ishte pjesa mё e bukur e mbrёmjes, apo jo, ai ju pёrgjigj: “Selena ёshtё e mahnitshme por moment mё i mirё ishte tё shikoja lumturinё dhe krenarinё nё sytё e nёnёs time.”

http://www.youtube.com/watch?v=KSjCxyTcIa0&feature=player_embedded