Lajme Shqip Saturday, 05 November 2011 14:15

I akuzuar nga një admiruese e tij 20 vjeçare Mariah Yeater, për të qënurit babai i foshnjës 4 muajshe, Justin ka folur publikisht në programin Today Show, “Nuk e kam takuar asnjëherë atë grua.”

Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve pasi sipas avokatëve të Mariahs, ajo disponon shumë fakte bindëse që Justin 17 vjeçar është babai i foshnjës.

Ngjarja thuhet të ketë ndodhur përpara një viti në Los Angeles. Pas përfundimit të koncertit, të ndeshur në banjë ata kanë kryer marrëdhënie seksuale, ka thënë vajza.

Mariah e cila e ka hedhur në gjyq Justin, është shprehur se e ka shumë të qartë se çdo shpikje do e bënte atë të dënohej me burg edhe për kryerjen e marrëdhënieve me një adoleshent.
Mariah kërkon të vërtetojë atësinë e foshnjës së saj nëpërmjet testit të ADN-së. (LajmeShqip.com)