Lajme Shqip Wednesday, 20 July 2011 10:52

Ylli i pop-it, 17-vjeçari Justin Bieber ka rёnё dakort pёr tё dhёnё njё shfaqje ekskluzivisht vetёm pёr shtёpinё Beckham nё Los Angeles, por me njё kusht tё vetёm: nderin t’ia kthejё me leksione private futbolli.

Vetё Justin ёshtё shprehur: “Kam rёnё dakort qё tё jap njё koncert enkas pёr djemtё e Davidit, nё shtёpinё e tyre, vetёm nё qoftё se pastaj ai do tё mё japё mua disa mёsime rreth futbollit. David duket njё baba i mrekullueshёm dhe kur mё tha se sa shumё do tё lumturoheshin djemtё e tij nga kjo surprizё, nuk kisha si t’i pёrgjigjesha ndryshe!”

Tё tre djemtё e Davidit, Brooklyn 12, Romeo 8 dhe Cruz 6 janё adhurues tё mёdhenj tё kёngёtarit kanadez dhe pikёrisht pёr kёtё arsye, vitin e kaluar, babai i tyre i ka shoqёruar nё njё koncert tё tij. Madje, djemtё e tyre kishin propozuar qё ta quanin pjesёtaren e re tё familjes Justeen (varianti femёror i emrit Justin) Bieber Beckham. David ka thёnё se kёngёt e Justin dёgjohen pa pushim nё shtёpinё e tyre.

Gjithashtu, thuhet se djemtё e Beckham janё fansa tё Selenёs, qё luan nё njё serial tё transmetuar nё US TV, “Wizards Of Waverly Place”, ku e quajtur me emrin Harper ajo personifikon njё fёmij me fuqi magjike. Kёshtu qё Justin ka shumё mundёsi tё marrё me vete Selenёn, e cila mund t’i dedikojё edhe njё kёngё Harperit tё vogёl.

Sa me fat janё fёmijёt e vip-ave! (LajmeShqip.com)