Lajme Shqip Tuesday, 22 November 2011 12:31

Ditën e djeshme mësohet se i është nënshtruar testit të ADN-së këngëtari 17 vjeçar, Justin Bieber.

I akuzuar që në muajin tetor nga 21 vjeçarja Mariah Yeater se ai ishte babai i djalit të saj 4 muajsh, Justin Bieber është dukur i qeshur dhe shumë në harmoni me të dashurën e tij Selena Gomez, pasi i është nënshtruar testit të ADN-së për të përgënjeshtruar akuzat e vajzës.

Që në fillim Justin i ka përgënjeshtruar akuzat dhe se vajzën që e akuzonte se kishte kryer marrëdhënie seksuale me të në ambientet e tualetit pas përfundimit të një prej koncerteve të tij, ka thënë se nuk e njihte dhe se nuk e kishte parë ndonjëherë. Nga ana tjetër, avokatët e vajzës kanë thënë se ajo zotëron fakte shumë bindëse. Por përgjigjja përfundimtare tashmë do të vij nga rezultati i AND-së.

Çështja gjyqësore ndaj Justin është hapur dhe nëse Mariah ka mashtruar rrezikon burgim ndaj akuzës për mashtrim. (LajmeShqip.com)