Lajme Shqip Thursday, 17 November 2011 14:12

Duket se fama i ka ardhur në majë të hundës!

Justin Bieber, këngëtari 17 vjeçar nga Kanadaja, për momentin ndodhet në Angli dhe duket se kësaj here paparacët e kanë bezdisur së tepërmi.

Pasi ka darkuar me kolegët e stafit të tij në Knightsridge ai i ka përshëndetur me një gjest mjaft të dukshëm dhe aspak shkarazi. Nuk dihet se cila ka qenë arsyeja e vërtetë që pse Justin ka reaguar në atë mënyrë dhe mbi të gjitha që e ka dhënë mesazhin shumë të qartë për të gjithë të pranishmit.

Mos mbase e kanë ngacmuar me ndonjë koment rreth akuzës së tij për pasjen e një fëmije të jashtëligjshëm?

Në fund të muajit nëntor nis gjyqi i Justin, ku avokatët e vajzës 21 vjeçare do të kërkojnë që ai t’i nënshtrohet një testi ADN-je për të vërtetuar atësinë e fëmijës 4 muajsh. (LajmeShqip.com)