Lajme Shqip Wednesday, 17 August 2011 14:10

Dhe kush tjetër mund të jetë adoleshenti më i pasur i planetit të Hollivudit, përveçse Justin Bieber?!

Viti 2010 ka qenë viti i triumfimit për këngëtarin. Djaloshi kanadez ka futur në xhep brënda 12 muajve 53 milion dollarë, dhe të gjitha këto nga shitjet e disqeve dhe dhënia e koncerteve nëpër botë.

I sfiduar, por gjithësesi i fituar, është edhe aktori Taylor Lautner që me rolin e tij të Jacob në Twilight, ka fituar plot 12 milion dollarë. Ndërsa më i vogli i vëllezërve Jonas ka fituar 12 milion e gjysëm vetëm nga kompozimi i këngëve për këngëtarë të tjerë.

Impresionues është portofoli i Miley Cyrus, që nga aparenca mediatike duket e vakët por që realisht është rritur deri në 48 milion dollarë. Ndërsa e dashura e Justin Bieber, Selena Gomez, nuk shënon më shumë se 6 milion dollarë.

Nëntë milion dollarë për kokë për Jaden dhe Willow Smith, ndërkohë që për motrat Fanning viti nuk ka premtuar shumë! Dakota ka fituar vetëm 4 milion dollarë, ndërsa Elle është paguar vetëm 1 milion e gjysëm për rolin në Super 8, film i J.J. Abrams, prodhuar nga Steven Spielberg. Megjithëse 1 milion e gjysëm, për një 13-vjeçare nuk janë aspak pak! (LajmeShqip.com)