Këngëtari kanadez 17-vjeçar është një idhull për adoleshentët, dhe megjithatë ai dëshiron që të bëhet baba që në moshë të re.
“Do të më pëlqente që në moshën 25 ose 26-vjeçare të jem i martuar dhe të fokusohem për të krijuar një familje. Dua që të jem një baba në moshë të re.”
Fëmijëria e Bieberit nuk ka qënë dhe aq e mirë. Nëna e tij Patti Mallette e solli në jetë atë kur ajo ishte vetëm një adoleshente dhe e rriti atë fillimisht si një prind i vetëm. Fëmijëria e tij ka qënë aq e vështirë sa kur ishte i vogël ëndërronte që të ishte i pasur për të ndihmuar me ushqime njerëzit si ai. Dhe sot që ai vërtetë është bërë i pasur, nuk i ka harruar dëshirat e tij e të hershme. Justin po i ndihmon banorët në nevojë të vendlindjes së tij me të gjitha mundësitë e tij.
Justin Bieber për momentin është në lidhje me Selena Gomez, për të cilën e ka bërë të qartë se ajo është thjeshtë e dashura e tij dhe se nuk mendon të martohet që tani. (LajmeShqip.com)