Lajme Shqip Thursday, 03 November 2011 10:01

Zemërthyesi adoleshent Justin Bieber thuhet se është hedhur në gjyq nga një admiruese e tij që pretendon se ai është babai i fëmijës së saj tre mujor. Sipas burimeve të The Sun, një grua kaliforniane ka kërkuar që Justin t’i nënshtrohet një testi AND-je për të vërtetuar shkencërisht atësinë ndaj fëmijës së saj.

Ndërkohë, zëdhënësi i titanit adoleshent ka kundërshtuar me zemërim aludimet mbi të. Matthew Hiltzik ka thënë: “Përderisa nuk kemi parë asgjë konkrete, është e trishtueshme të shohësh dikë që shpik dhe nxjerr lajme të liga dhe të paqena. Ne do të ndjekim rigorozisht çdo veprim ligjor të mundshëm për të mbrojtur Justinin ndaj këtyre akuzave.”

Vajza 20 vjeçare, Mariah Yeater, thuhet se ka qenë 19 vjeçe kur ka kryer marrëdhënie seksuale me këngëtarin kanadez, gjatë një spektakli në Los Angeles vitin e kaluar. Sipas TMZ, Bieber duhet të paraqitet në gjyq më 31 tetor pasi admiruesja e tij kërkon që ai ta mbështesë atë financiarisht për rritjen e foshnjës.

Justin Bieber 17 vjeçar, që është i njohur për hitin e tij “Baby”, aktualisht është duke frekuentuar këngëtaren adoleshente Selena Gomez. Kur lidhja e tyre u bë publike, ajo mori kërcënime me vdekje  nga një admiruese e Bieber.

Kohë më parë Justin Bieber pati kritikuar seksin e rastit në një intervistë duke thënë: “Unë mendoj se njerëzit nuk duhet të bëjnë seks me dikë që nuk e dashurojnë.” Ai gjithashtu ka shprehur se i pëlqen mendimi që në moshën 25 vjeçare të fillonte të ndërtonte një familje dhe të bëhej baba.  Urojmë që dëshira e tij të mos jetë përshpejtuar. (LajmeShqip.com)