Lajme Shqip Tuesday, 08 November 2011 12:00

Belfast – Këngëtari 17 vjeçari Justin Bieber pasi ka marrë dy çmime të mëdha në mbrëmjen e MTV MEA, ka shkuar të festojë mbrëmjen në një klub homoseksualësh.

Zgjedhja e tij ka çuditur të gjithë fotografët. Deri përpara shfaqjes ai ka qenë në shoqërinë e ëmbël të të dashurës së tij Selena Gomez.

Nuk jepet asnjë sqarim në lidhje me këtë mbrëmje të veçantë pas shfaqjes, por nuk do të ishte çudi sikur të ishte një manovër për të hequr vëmëndjen nga akuza e 21 vjeçares amerikane se ai është babai i foshnjes 4 muajshe.

Në fund të muajit Bieber do të dalë përpara gjyqit si dhe do t’i nënshtrohet testit të ADN-së. (LajmeShqip.com)