Lajme Shqip Wednesday, 27 April 2011 05:38

Pёr tё ndenjur pak me burrin e saj mezi pret pushimin e drekёs.


Aktorja hollivudiane Julia Roberts, u takua me kineastin, partnerin e saj Danny Moder në vitin 2000 ku të dy ishin duke punuar për filmin “The Mexican”. Ato u martuan në vitin 2002 dhe tani janë prindërit e tri fëmijëve.

 

Çifti ёshtё duke punuar sërish bashkë për filmin e Julia-s, “Jesus Henry Christ”. Aktorja është parë disa herë të kalojë mbrapa kamerave si producente ekzekutive, duke dashur të kalojë edhe pak kohë me të, por Moder është gjithnjë shumë i zënë.

 

Për revistën People ajo është shprehur:

“Ështё vërtetë kënaqësi të luaj në një film ku ёshtё edhe ai pjesëmarrës. Ai është shumë i zoti në punën që bën. Është shumë i qartë dhe i fokusuar. Faktikisht është e vështirë të tërheqësh vëmendjen e tij gjatë xhirimeve sepse ai gjithmonë është me atë shprehjen nё fytyrё:  “Jo, jam duke punuar!”.

Vetëm kur vjen pushimi i drekës më bie mua rradha që t’i them, “Hei, të kujtohet? Jam gruaja jote.”