Lajme Shqip Thursday, 18 August 2011 15:15

E kujt do t’i kishte shkuar ndër mënd që dalja në plazh e Julia Roberts do të kthehej në një objekt bisede për shumë gazetarë dhe lexues të showbizit ndërkombëtar?

Fituesja e çmimit Oskar, 43-vjeçarja është shfaqur me rrobebanjo gjatë pushimeve në plazh me familjen e saj.

E martuar me bashkëshortin e saj Daniel Moder prej 9 vitesh dhe tre fëmijët, binjakët 5-vjeçar Hazel dhe Phinnaeus dhe Henry 4-vjeçar, ata të gjithë sëbashku kaluan ditë të bukura në plazh.

Julia, e cila është ikona përfaqësuese e kompanisë Lancome, ka tërhequr shumë vlerësime për pamjen e saj natyrale, megjithëse të një moshe që përparon, por që siç është vlerësuar nga shumë shikues, është më e kënaqëshme të shohësh një grua që është e bukur në origjinalitetin e moshës së saj, në krahasim me gjithë të tjerat që shumë pjesë të trupit të tyre i kanë artificiale.

Urime Julia! Ti mbetesh akoma  “Gruaja e bukur”.  (LajmeShqip.com)