Lajme Shqip Friday, 22 July 2011 19:13

Aktorja hollivuadiane, Julia Roberts, e cila pёr hir tё sё vёrtetёs ka marrё disa kritika pёr filmin e saj tё fundit me Ton Hanks, thotё se ndihet shumё e lumtur, aq e lumtur sa nuk i pushon goja sё foluri pёr kёtё!

Nё njё intervistё pёr tё pёrjavёshmen “Gioia”, duke folur për jetën e saj ajo është shprehur: “Jam aq e lumtur sa nuk di tё them gjё tjetёr. Martesa ime po shkon pёr mrekulli dhe burri im ёshtё shoku im mё i mirё. Nuk mё rrihet dot pa thёnё se çfarё njeriu i mirё ёshtё! Ështё njё njeri i ndershёm qё asnjёherё nuk kapet me tё tjerёt pёr t’i kritikuar, por gjithnjё shikon punёt e tij dhe pёrgjegjёsinё e tij.”

Pasi ka folur, ose mё mirё s’ka ditur tё pushoj sё foluri pёr burrin e saj, nё kёtё intervistё, mё nё fund u kujtua tё thotё diçka edhe rreth vetes dhe fёmijёve tё saj.

“Ndёrsa unё jam tip kokёfortё dhe kёmbёngulёse. Sigurisht qё kam edhe unё tё miat… Por koha qё mё pёlqen mё shumё ёshtё ajo qё kaloj me fёmijёt e mi. E kalojmё kohёn bashkё duke u kujdesur pёr lulishten dhe gardhin tonё. E di qё mund t’ju duket e mёrzitshme, por pёr mua ёshtё njё nga gjёrat mё argёtuese qё mund tё bёj me ta. Me familjen time argёtohesh shumё mё shumё, se sa nё njё festё tё Hollivudit.” (LajmeShqip.com)