Lajme Shqip Thursday, 14 July 2011 11:20

Pa diskutim, kёnga e saj do tё jetё njё hit veror. Ajo quhet “Fanastik” dhe ёshtё nga ato kёngёt qё tё pёlqen qё nё dёgjimin e parё.

E madhja, Jonida Maliqi, vjen pёr publikun me njё kёngё hareje, shumё ndryshe nga balada e saj e fundit “Njё orё mё shumё”, ku shfaqej e palёvizur nga pushtimi i notave tё trishtimit.

Klipi i dedikohet një gjendjeje fantastike shpirtërore, një lumturie me shkak, e realizuar nëpërmjet ritmit “dance”, veshjeve gjithë stil e ngjyra dhe fytyrës së qeshur të Jonidës. Në këtë këngë ajo transmeton ndjesinë e vërtetë të jetës së saj në këto momente.

“Në klipin tim të ri ju transmetoj me shumë spontanitet harmoninë shpirtërore që ndjej unë në vetvete”, mësohet të ketë thënë Jonida.

Dihet qё Jonida ёshtё nё muajt e parё tё shtatzёnisё. Me siguri kjo ka qёnё njё pikёnisje e mirё pёr tё, pёr t’u ndjerё ‘fantastik’. (LajmeShqip.com)