Lajme Shqip Saturday, 12 September 2015 11:22

Jonida Maliqi ka konfirmuar se do të jetë pjesë e trajnere në edicionin e pastë të “The Voice of Albania”.

Ajo përmes një postimi në rrjetin social Instagram është shprehur e lumtur që është pjesë e edicionit të pestë për të zbuluar talentët më të mirë shqiptar të muzikës.

“Ndihem e nderuar dhe e emocionuar njëkohësisht që do të jem në këtë sezon trajnere përkrahë kolegeve,artisteve dhe stafit të Top Channel në The Voice of Albania. Ju falënderoj të gjithëve për suportin”, ka shkruar Jonida Maliqi në Instagram.

Ajo i bashkohet grupit tjetër të jurisë “The Voice of Albania”, që përbëhet nga Alma Bektashi, Genc Salihu dhe Sidrit Bejleri.