Lajme Shqip Saturday, 29 June 2013 11:12

Jonida Maliqi, artistja model e skenës shqiptare, ka vendosur t’i nisë nga e para xhirimet e klipit, që pritet të sjellë prej muajsh në bashkëpunim me reperin kosovar Dj Blunt.

Kjo, sepse produksioni që realizoi klipin herën e parë nuk i ka kënaqur pritshmëritë e biondes sharmante, e cila është gjithmonë shumë e kujdesshme në daljet e saj, shkruan BW. 

Klipi i ri pritet të realizohet në fillim të javës së ardhshme në jug të vendit dhe Jonida si gjithmonë mendohet të vijë ‘super fashion’, përveçse me një këngë shumë të mirë.