Lajme Shqip Tuesday, 29 November 2011 10:35

Mesa duket, gjashtë fëmijë nuk janë mjaftueshëm për Angelina Jolie dhe Brad Pitt, të cilët janë duke menduar për të zgjeruar familjen e tyre me një adoptim të ri. Dhe burimi i këtij informacioni është tabloidi Daily Star, sipas të cilit dy aktorët hollivudianv janë të ekzaltuar nga idea e adoptimit të një fëmije tjetër.

Thuhet se para disa vitesh ata i kishin premtuar vajzës së tyre, Zaharasë, se do të adoptonin një fëmijë tjetër nga Etiopia, me qëllim që të kishte një vëlla/motër tjetër me të cilin mund të kishte më shumë ngjashmëri dhe të përbashkëta.

“Numri 7 ka qenë gjithmonë i preferuari i Bradit dhe Angelinës, pasi besojnë se do t’u sjellë atyre fat dhe lumturi,” ka thënë burimi për Daily Star.

Zgjedhja që kësaj here është fokusuar për një fëmijë tjetër 2 vjecar nga Etiopia, sigurisht që do ta bëj shumë të lumtur 6 vjecaren Zahara. (LajmeShqip.com)