Lajme Shqip Wednesday, 31 August 2011 12:10

Në një intervistë për “Vanity Fair”, Jolie tregon se si aktrimi ka ndikuar në jetën e saj.

“Nuk jam ndjerë asnjëherë kaq e ekspozuar. Gjatë gjithë jetës time jam fshehur mbas fjalëve të të tjerëve. Ndërsa tani jam unë ajo që kam marrë fjalën. E di që do të habiteni për këtë.”

Jolie ka shkruar skriptin e “In the Land of Blood and Honey”, i cili ka për sfond luftën civile në Bosnje më 1990. Duke mos i besuar askujt për ta vënë në krye të këtij projekti, Jolie e ka marrë në dorë vetë drejtimin e filmit, duke zgjedhur të gjithë aktorët dhe duke filmuar në serbo-kroatisht, si dhe në anglisht.

“Brad mendon se unë do të jem një makth. Unë kam patur aq shumë eksperienca saqë ai mendon se unë do të tregohem e paduruar me drejtuesit, me të cilët realisht që tani jam e padurueshme. Bëhem shumë e padurueshme kur kam të bëjë me njerëz që puna që bëjnë i duket si gjëja më e komplikuar në botë.”

Jolie përveçse që merr këshilla nga partneri dhe babai i fëmijëve të saj Brad Pitt, ajo gjithashtu po tregohet mjaft e matur në saktësinë e shkrimit përballë gazetarëve dhe njerëzve me kombësi serbe dhe boshnjake, të cilët kanë përjetuar edhe vitet e luftës.

“Në qoftë se ata do të më kishin thënë ‘jo!’, unë nuk do ta kisha bërë këtë film,” është shprehur ajo.

Kohëve të fundit Jolie ka fituar çmimin ‘Sarajevo Film Festival’ për  “Heart of Sarajevo”, çmim i dhënë në kryeqytetin e Bosnjes dhe Herzegovinës, pikërisht atje ku xhiroi disa pjesë për filmin “Blood and Honey”. Ajo u nderua për mbështetjen humanitare dhe angazhimin në kompleksitetin e botës reale.

Ky film do të shfaqet për audiencën amerikanë më 23 dhjetor. (LajmeShqip.com)