Lajme Shqip Thursday, 08 December 2011 14:15

Johnny është sërish në udhëtim dhe kësaj here qëllimisht për t’i shpëtuar autoriteteve taksëmbajtëse që janë në kërkim të tij.

Por kësaj here është vetë aktori që e ka bërë një rrëfim të tillë për tabloidin The Sun duke thënë se ai nuk po e kundërshton aspak ligjin.

(Foto: Johnny Deep me partneren e tij franceze Vanessa Paradis.)

Ai i numëron ditët e tij të qëndrimit në shtëpinë në Francë, për t’u siguruar që t’i shpëtojë pagesave që i detyrohet qeverisë. Gjithnjë sigurohem që të mos qëndrojë më shumë se gjashtë muaj në vit në një vend.

“Në qoftë se unë qëndroj më shumë se 183 ditë në Francë, jam i detyruar të paguajë taksë mbi të ardhurat në atë vend. Prandaj unë jetoj ku të mundem, gjithandej. Autoritetet franceze më kërkuan që të bëhesha një banor i përhershëm vetëm për çështje parash. Por statusi rezidencial i përhershëm bën një dallim mjaft të madh. Unë nuk jam ende gati për të hequr dorë nga shtetësia amerikane,” ka thënë Johnny Deep.

Me sa duket, ai dhe Bono duhet të kenë shumë gjëra të përbashkëta për të diskutuar bashkë! (LajmeShqip.com)