Lajme Shqip Friday, 19 August 2011 17:00

Kate Moss ka vendosur të shkruaj librin e jetës së saj dhe duket se ish-dashuria e tij, Johnny Deep është tmerruar nga ky lajm.

Top modelja, jeta e së cilës ka qënë aq private dhe që ajo aq shumë e ka ruajtur atë, duket se do t’i thyejë vetë të gjitha barrierat duke treguar gjithçka mbi jetën e saj.

Johny Deep i cili me aq mund ka punuar për të pasturar imazhin e tij, ndihet i kërcënuar  nga libri i saj i cili do t’i rikujtojë të gjitha të këqijat. Dhe jo vetëm kaq, por ai nuk dëshiron që këto kujtime të ngelen të shkruara, aq sa edhe fëmijët e tij të lexojnë mbi njeriun e egër që ai ka qënë.

Sot që Johnny Deep është bëri një njeri familjar, do të ndihet shumë keq kur librin ta lexojë edhe gruaja e tij Vanessa.

Por një burim nga Kate thotë: “Kate e kujton akoma me dhimbje ndarjen me Johnnyn, dhe padyshim që shpalosjen e historisë në një libër, ajo po e përdor si hakmarrje për të. Johnny i ka dërguar mesazhe në celular dhe e-maile Kate-it, me qëllim që ajo të heqë dorë prej këtij plani, ose të paktën nga referencat për të. Por Kate e di shumë mirë që John është një pikë kyçe e historisë së jetës së saj, që shumë kush do të donte ta dinte të vërtetën.” (LajmeShqip.com)