Lajme Shqip Thursday, 03 November 2011 11:45

Futbollisti i famshëm anglez John Terry i ka hyrë telasheve pa pritur e pa kujtuar.
Tabloidi The Sun sot ka publikuar një foto të tij ku pretendohet që Terry 30 vjeçar, mbrojtës i Chelsea-it të ketë sharë Anton Ferdinand duke i thënë “zezak sh*******”. Për këtë Terry është denoncuar nga Ferdinand, prandaj edhe videoja e këtij momenti i është dërguar FA-së dhe policisë për investigim.


Por momenti vendimtar ku Terry thuhet të ketë sharë Ferdinandin, është mbuluar nga lojtarët e tjerë që kanë ecur përballë tij.
Ndeshja derby e datës 23 tetor nuk u transmetua asnjëherë në atë kohë, por falë regjistrimeve të 20 kamerave të Sky Sport, investiguesit do të kenë mjaft material për të ndjekur me shumë kujdes.

Sipas burimeve të The Sun, regjistrimet e kamerave nuk tregojnë asgjë më shumë nga çfarë është treguar deri tani. Është e pamundur të dallohet se çfarë është thënë në atë pjesë të lojës. Asnjë pamje nuk tregon debat të shkëmbyer mes dy lojtarëve. Në qoftë se nuk del asnjë dëshmitar që t’i ketë dëgjuar, mbetet fjala e njërit kundra tjetrit.

Terry pritet të merret në pyetje nga policia dhe mund të akuzohet për ‘ngacmim racor’.
Ai e ka mohuar akuzën, duke e quajtur incidentin si një keqkuptim, ndërsa Sky Sport nuk ka pranuar të komentojë mbi këtë ngjarje. (LajmeShqip.com)