Lajme Shqip Saturday, 27 August 2011 13:34

Aktori komik hollivudian pas problemeve me depresionin që pati viteve të fundit nga ndarja me partneren e tij, tashmë ka dështuar sërish. Përpara dy ditësh ai publikoi një deklaratë dashurie për dashurinë e tij të re, aktoren 22-vjeçare Emma Stone.

Emma e cila është në një lidhje me partnerin e saj të filmit “The Amazing Spider-Man”, Andrew Garfield 28 vjeç, duket se nuk e ka prishur fare terezinë nga mesazhi që i ka dërguar Jimi i madh, pasi ajo është parë të darkojë në një atmosferë romantike me të dashurin e saj. Duket se asnjëri prej tyre nuk e ka prishur terezinë nga mesazhi i Jimit!

Aktori 49 vjeçar ka postuar në YouTube një video-mesazh për Emmën duke i deklaruar dashurinë e tij të pavdekshme ndaj saj:

“Ky është një mesazh për Emma Stone. Emma, unë dua që ti ta dish që unë mendoj se ti je e bukur në të gjitha kuptimet, dhe jo vetëm e bukur, por edhe një njeri me zemër të mirë. Po të isha shumë më i ri do të martohesha me ty dhe do të kishin fëmijë të vegjël topolak. Për çdo ditë të jetës tënde ti do të falenderoje Zotin që unë isha në moshën e duhur për ty.

Por unë nuk jam në moshën e duhur; unë jam 49 vjeç. Kam rrudha në fytyrë, tek-tuk edhe mjekrën e hirtë, dhe më duhet të urinoj shumë më shpesh se sa zakonisht. Keto janë shenjat e vetme të plakjes që unë kam vënë re deri tani.

Gjithësesi unë desha që ti ta dije se si unë ndihesha. Ti je mjaft speciale dhe të uroj sukses në jetën tënde artistike, por mbi të gjitha të uroj dashuri dhe kënaqësi. Kjo ishte e gjitha… (dhe ai pëshpërit fjalët ‘të dua’).”

Në fakt, zëdhënësi i Jimit ka thënë se klipi i tij është plotësisht shaka. Por përse duhej ta bënte? Apo nuk ka dalë ende nga fazat e depresionit? (LajmeShqip.com)