Lajme Shqip Wednesday, 03 July 2013 15:10

Romanca e Jennifer Aniston dhe Justin Theraux nuk shkon në mënyrën më të mirë. Sipas një raporti të RadarOnline, dyshja raportohet se jetojnë ndaras.

Derisa Justin është duke xhiruar serinë e HBO, “The Leftovers” në New York, Jen është duke qëndruar në Los Angeles.
“Për të parën herë brenda një viti, ata nuk shihen me njëri-tjetrin rregullisht. Ajo fluturon andej këndej, e edhe ai. Ata do të bëjnë gjithçka për ta bërë lidhjen të funksionojë”.
“Justin është duke këmbëngulur për martesë. Ai vetëm ka aq shumë fokuse të tjera për momentin… planifikimi i martesës është lënë në pritje”, ka thënë burimi.