Lajme Shqip Monday, 05 November 2012 16:24

Nju-Jork – Shkencëtarët parashikojnë se jeta në Tokë do të zgjazë edhe 2,8 miliardë vite, por nuk dakordohen tërësisht në vlerësimin nëse do të mbijetojnë disa forma të jetës dhe ku mund kjo të ndodhë.

Rezultatet nga hulumtimi tregojnë se paralelisht me vjetërsimin e Diellit, format më të ndërlikuara të jetës do të zhduken.

Oqeanet do të avullohen, pllakat tektonike do të ndalojnë së lëvizuri. Në zonat më të lagështa do të krijohen rezervuare të ujit të kripur të ngrohtë, në të cilët edhe miliarda vite do të jetojnë mikrobe, e më pas edhe ato do të zhduken.

Ekspertët dëshirojnë të dinë çfarë gjurmë kimike nga ekzistimi i tyre mund të lënë mikrobet në fund të jetës së tyre në Tokë, me qëllim që gjurmët e njëjta të tilla të kërkohen në plantet tjera.

Shkencëtarët u japin mundësi edhe disa apokalipseve paraprake, si për shembull në formë të goditjes të meteorëve të mëdha.(LajmeShqip.com)