Lajme Shqip Tuesday, 06 August 2013 14:00

Jonathan Jaxson, zëdhënësi dhe miku më i mirë i aktores dhe këngëtares Amande Bynes, ka folur rreth problemeve të klientit të saj. Ai frikohet se ylli, e cila momentalisht gjendet në klinikë rehabilitimi dhe po kurohet nga skizofrenia, mund të bëj vetëvrasje apo të mbidozohet.

“Frikohem se do të përfundojë si Amy Winehouse nëse nuk kërkon ndihmën e cila i duhet domosdo. Ajo pi më shumë se 30 cigare me marihuana në ditë si dhe thithë kokainë. E tepron edhe me operacione plastike. Për gjashtë muaj jam munduar të zvogëlojë dëmin që e ka shkaktuar me operacione plastike, të cilat nuk kanë qenë të mëdha, por nuk ka pasur nevojë për to”, ka thënë Jonathan.

“Ajo është vajza më e ëmbël që njoh, por problemet fillojnë kur ajo fillon të konsumojë drogë. Për fat të keq ajo vazhdimisht është e droguar”, ka përfunduar ai.