Lajme Shqip Thursday, 24 March 2011 09:38

Tiger Woods ёshtё divorcuar zyrtarisht nga bashkëshortja Elin Nordergren. Golfisti më i pasur në planet dhe ish bashkëshortja janë paraqitur pёrpara gjykatës në Panama City të Floridas dhe, në praninë e gjykatësit firmosën dokumentat e ndarjes.

“Jemi të trishtuar për fundin e martesës, por i urojmë njëri-tjetrit një të ardhme sa më të mirё. Megjithёse nuk jemi mё tё martuar, ne jemi prindёrit e dy fёmijёve dhe qёllimi ynё kryesor ёshtё lumturia e tyre. Fokusi ynё do tё jetё sigurimi i mirёqёnies sё tyre nё tё ardhmen. Sigurisht qё nuk do tё jetё e lehtё pёr ata deri sa tё stabilizohen nё njё familje ndryshe nga e djeshmja. Dhe qёllimisht pёr kёtё arsye kёrkojmё privatsinё tonё ndaj kёsaj situate delikate”, shkruan ish çifti në një deklaratë të përbashkët. “People” shkruan se detajet e divorcit nuk janë bërë të ditura por mendohet se bukuroshja suedeze ka përfituar plot 100 milion dollarë.

Woods ka pranuar pёr revistёn People tradhёtitё e tij jashtmartesore, mbas njё sёrё spekulimesh nga shtypi pёr aventura tё tij tё ndryshme. Pёr kёtё ai kёrkoi falje publikisht, gjё qё nuk e shpёtoi nga divorci pёr tё cilin vendosi partneria e tij nё Nёntor tё 2010. Fёmijёt e çiftit formal, vajza Sam (3) dhe djali Charlie (2) po jetojnё me nёnёn e tyre, ndёrkohё qё Woods gёzon tё drejtёn ligjore tё mbikqyries ndaj tyre nё çdo kohё, pa kushtёzim. Kohёve tё fundit ka kaluar mё shumё kohё me fёmijёt e tij. Ai shprehet: “Padyshim qё ёshtё e lodhshme tё merresh me fёmijёt, por mbi tё gjitha ёshtё njё kёnaqёsi e pashpjegueshme. Dua t’i shoh ata teksa rriten, kur luajnё, çfarё janё tё aftё tё bёjnё apo jo dhe, se çfarё u intereson mё shumё. Familja ёshtё numri 1. Kёshtu jam rritur unё, me prindёrit e mi gjithmonё pranё dhe tё njёjtёn gjё dёshiroj edhe pёr fёmijёt e mi. Bashkё me ta kalojmё njё kohё shumё tё bukur dhe kjo ёshtё shumё e rёndёsishme”.

Skandali seksual i kampionit tё golfit e ka dёmtuar imazhin e tij dhe ‘kёrcёnuar’ karrierёn e tij. Ai ёshtё fituesi i 14 championship-eve. Nё Prill tё 2010 iu rikthye garёs sё golfit por ende nuk ka fituar ndonjё turne. Ai shprehet se dёshiron tё rifitojё titullin ‘Golfisti Nr. 1 nё botё’ duke cituar: “Unё e di se çfarё jam i aftё tё bёj. Mё duhet thjesht qё tё nxjerr nё turneun e golfit tё njёjtat gjuajtje qё i bёj edhe nё shtёpi, nё praktikё”.

Mbas muajve tё tёrё qё pasuan skandalin e tij, Woods ka qёnё personazhi kryesor komik nё talk show-in e mbrёmjes Late-Night.

Pavarёsisht tё gjithave, Woods ka vazhduar tё jetё numri 1 ndёr 50 atletёt amerikanё tё kopertinave, duke qёnё i tillё pёr 6 vjet rresht dhe duke i bёrё reporterёt tё fitojnё 90.5 milion $.