Lajme Shqip Monday, 06 May 2013 11:39

Jessie J edhe një herë ka postuar në Twitter disa nga tekstet e këngëve të albumit të saj të dytë.

Në këtë mënyrë, Jessie ua ka vërtetuar fansave të saj, se ajo po punon në albumin e ri duke u ofruar atyre edhe detaje të plota për këngët e reja që do të përfshihen në album, shkruan Capital FM.

Muajin e kaluar, Jessie kishte paralajmëruar fansat e saj, se muaji maj, do të ishte muaji kur do të fillojë edhe fushatën për promovimin e albumit të ri.