Lajme Shqip Thursday, 03 May 2012 09:02

Jessica Simpson është bërë nënë për herë të parë, fryt i një raporti të gjatë me të fejuarin e saj, Eric Johnson.

Çifti ka zgjedhur emrin Maxwell për vajzën e sapoardhur në jetë.

Është vetë këngëtarja e cila është dalluar për hijeshinë e saj që ka zgjedhur profilin e saj në rrjetin social Twitter për të dhënë këtë lajm për fansat:

“Eric dhe unë jemi të ngazëllyer t’ju njoftojmë për lindjen e vajzës sonë, Maxwell Drew Johnson”.

Më tej në deklaratën e këngëtares shkruhet: “Ne ju falënderojmë të gjithëve për mbështetjen e madhe që na keni dhënë. Kjo ka qenë përvoja më e madhe në jetët tona!”.