Lajme Shqip Monday, 11 April 2011 08:58

Për VIP-at duket se ka dalë në modë që përveç se gjatë xhirimeve, të frekuentohen edhe jashtë tyre

Ndarja me Justin Timberlake nuk duhet të ketë qenë aq e dhimbshme për aktoren, përderisa e shohim të zhytur sërish në histori pasionesh. Aktorja në fjalë, me sa duket është parë shumë afër, po shumë afër ama, me partnerin e filmit, Gerard Butler!

Butler ka një listë ish të dashurash super VIP-e, si psh Jennifer Aniston, edhe ajo partnere në film. Dhe me sa duket ai po ndjek të njëjtën skenografi edhe me partneren e radhës! Gerard, irlandez 14 karatsh, është parë në shoqërinë e Jessicas në Louisiana. Me sa duket të dy e kanë kaluar të gjithë kohën e lirë bashkë. Madje, ato janë kapur mat edhe duke darkuar në një restorant meksikan; duke pirë qetësisht tequila dhe duke bërë disa gjeste vërtetë dyshues. Dyshues për një flirt të mundshëm.

Ndërkohë mbetemi në pritje të zhvillimeve të tjera,  gjithmonë duke shpresuar që të mos jetë një nga ato manovrat e marketingut, ku shikon se si buron dashuria dhe pastaj avullon duke e përmbledhur në shprehjen klasike “Njëherë ishim të dashuruar…”.