Lajme Shqip Tuesday, 12 July 2011 12:45

E mrekullueshmja, Jessica Alba nuk ka ngurruar tё dalё nё kopertinё e revistёs ‘Latina’ me barkun e saj rrumbullak.

“Nё qoftё se je shtatzёnё, ёshtё mё mirё qё ta shfaqёsh barkun tёnd se sa ta fshehёsh. Nёse shihesh nё pasqyrё dhe tё duket vetja e gjerё dhe e fryer, ashtu je. Sa mё shumё rroba qё tё tregojnё format, aq mё mirё ёshtё…”

Megjithёse ajo ka lindur edhe njё fёmijё mё parё, nuk dukej asnjё ndryshim nё trupin e saj. Pёrpara shtatzёnisё sё saj tё dytё, ajo ushtronte pesё ditё tё javёs, çdo ditё nga njё orё nё palestёr. Dhe si tё mos e kesh trupin e mirё?

Por, ndryshe thotё Alba:

“Nuk mund tё pretendojё kurrё tё kem trupin qё kam patur pёrpara se tё bёhesha nёnё. Pavarёsisht se kam punuar shumё, ndryshimin e ndjej kur vesh xhinset. Nuk ёshtё mё e njёjta gjё dhe nuk do tё jetё edhe mbas lindjes sё dytё!”

Shtatzёnё apo jo, Jessica Alba mbetet shumё e bukur. Por lavdet, mbi tё gjitha, ia atribuojmё pёr linjat e saj mbas shtatzёnisё. (LajmeShqip.com)