Lajme Shqip Monday, 15 August 2011 18:26

Ka qenë vetë aktorja që nëpërmjet faqes së saj zyrtare në FaceBook ka njoftuar lindjen e vajzës së saj.

Jessica Alba dhe Cash Warren u bënë me fëmijën e tyre të dytë, të cilën e kanë quajtur Haven Garner Warren.

 

Në profilin e saj ajo ka shkruar: “Përshëndetje të gjithëve dhe uroj të jeni duke e shijuar këtë fundjavë. Unë dhe Cash jemi shumë të lumtur t’ju njoftojmë për ardhjen në jetë të vajzës sonë Haven Garner Warren. Ajo ka lindur të shtunën me peshë 3.17 kg dhe e gjatë 48.2 centimetra. Motra e saj Honor është shumë e gëzuar për mbërritjen e pjesëtares së re të familjes. Ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen tuaj gjatë shtatzënisë time.”

Ndërsa, sa për emrin, nuk dimë ç’të themi pasi vipat kohëve të fundit po zgjedhin emra shumë të çuditshëm për fëmijët e tyre. (LajmeShqip.com)