Lajme Shqip Friday, 21 June 2013 10:32

Pranë thirrjeve të shumë fansave që dëshironin një autograf apo një fotografi me të, aktorja dhe këngëtarja Jennifer Lopez ka pranuar një ditë më parë yllin e saj në “Hollywood Walk of Fame”.

Lopez ka dhënë një fjalim emocionues pë rata që ishin mbledhur në Bulevardin Hollywood, për të nderuar këngëtaren dhe aktoren për këtë rast.

“Këto ndjenja, nuk e di, më duken sikur të pavërteta, por ato janë të vërteta”, ka thënë Jennifer, shkruan Reuters.

Jennifer Lopez deri tani ka shitur miliona kopje të albumeve të saj, ka realizuar dhjetëra bashkëpunime me këngëtarë të ndryshëm dhe ka qenë pjesëmarrëse me disa rolë nëpër filma.